Arsenali i Iranit/ Eno Luarasi zbulon specifikat e raketës Sej Jil-2 kundër Izraelit
Eno Luarasi, ka dhënë detaje të reja mbi raketën balistike Sej Jil 2, që Irani përdori në sulmet e fundit ndaj Izraelit, duke përfshirë edhe një incident ku një spital në Izrael u dëmtua dhe shumë njerëz u plagosën.
Luarasi ka shpjeguar se Sej Jil 2 është një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, por ajo që e bën këtë raketë të veçantë është përdorimi i submunicioneve. Luarasi shton se ushtria izraelite ka vlerësuar se raketat e tilla janë shumë të vështira për t’u interceptuar për shkak të veçorive të tyre teknike.
“Pak ditë më parë gjatë një sulmi iranian ku u dëmtua dhe një spital në Izrael me shumë të plagosur, për hetë të parë Irani përdori një nga raketat e tij balistike më moderne dhe bëhet fjalë për raketën Sej Jil 2.
Është një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, por e veçanta e kësaj, është se ka submunicione. Që do të thotë, testata brenda raketës ka rreth 20 submunicione dhe sipas ushtrisë izraelite ajo ishte e pajisur me me rreth 20 të tilla, secila me një peshë prej 2.5 kg. Shpërthimi i saj ndodhi në një lartësi prej 7 km, çfarë e bën shumë të vështirë për sistemet anti-ajrore izraelite për të interceptuar këto lloj raketash. Ajo u hap në një distancë prej 8 km katror, të gjitha predhat, duke shkaktuar dëme.
Luarasi gjithashtu theksoi se raketat Sej Jil 2 arrijnë shpejtësinë maksimale në fazën terminale të fluturimit, duke i bërë ato të rrezikshme dhe të vështira për t’u shmangur nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
“Ushtria izraelite thotë që këto lloj modele raketash me submunicione, janë shumë të vështira për t’u rrëzuar. E veçanta është se në fazën terminale të tyre, arrijnë dhe shpejtësinë maksimale, deri në 15 mijë km/në orë”, shpjegoi Luarasi.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës