A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Meçollari: Ja çfarë e rrezikon rajonin
Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku ka diskutuar për sigurinë e Shqipërisë dhe mundësitë e kërcënimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe nga aktorët ndërkombëtarë si Irani dhe Izraeli.
Sipas Meçollarit, Shqipëria nuk është e kërcënuar nga lufta mes Iranit dhe Izraelit, përveç mundësisë së një luftë kibernetike nga Irani. Ai theksoi se, megjithëse ekziston një opozitë iraniane në Shqipëri, e përfaqësuar nga muxhahedinët, kjo nuk paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit.
“Shqipëria nuk është e kërcënuar nga Irani, paavrësisht se kemi opozitën iraniane në Shqipëri nga muxhahedinët që në fakt përbën një problem midis dy vendeve, që mund të krijojë problem nga pikpamja e luftës kibernetike, por kjo nuk do të thotë që do të jetë problem me sigurinë e vendit. Shqipëria është e sigurtë nga pikpamja e luftës Izrael-Iran. Kjo është një pikë qetësuese”, tha ai.
Në lidhje me kërcënimin më të mundshëm për rajonin, Meçollari theksoi se Rusia përbën një rrezik më të madh. Lidhur me këtë, ai vë rëndësinë se kërcënimi nga Rusia do të varet nga rezultati i luftës në Ukrainë.
“Më shumë duhet t’i frikësohemi Rusisë për impaktin në rajon, nisur nga një kërcënim perspektiv. Kërcënimi i Rusisë do të varet nga rezultati i luftës në Ukrainë. Nëse Ukraina fiton, Shqipëria dhe vendet e tjera nuk janë të kërcënuara. Kërcënimi i Shqipërisë nga Rusia është pjesë e kërcënimit të të gjitha vendeve europiane. Nuk është kërcënim individual”, shpjegoi Meçollari.
Në përfundim, ai gjithashtu shtoi se rezultati i luftës në Ukrainë do të ndikojë në stabilitetin e të gjithë rajonit, përfshirë edhe të ardhmen e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet