Mbrojtja Civile paralajmëron qytetarët: Kujdes! Temperaturat do të arrijnë 40 gradë

24 Qershor 2025 | 15:46

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka lëshuar një mesazh paralajmërues për qytetarët, duke informuar se në ditët në vijim temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

AKMC bën thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, sidomos për kategoritë më të rrezikuara si të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Qytetarët këshillohen të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe të jenë shumë të kujdesshëm me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile “kjo situatë rrit ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje dhe zonat rurale”.

“Në rast të vërejtjes së zjarreve apo tymit, qytetarët duhet të kontaktojnë menjëherë në numrat emergjentë 128 ose 112”, thueht në njoftimin e AKMC.

Agjencia thekson se respektimi i masave parandaluese është jetik për ruajtjen e jetës, pronës dhe natyrës, ndërsa bashkëpunimi i komunitetit mbetet çelësi për një sezon veror të sigurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026