Parashikimi i motit, Porja: Erdhi i nxehti afrikan, ja qytetet më “të nxehta”
Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se tashmë jemi zyrtarisht në periudhën e verës, ku qershori ka nisur me valë të të nxehtit afrikan. Ajo tha se në vijim të javës temperaturat do të ulen disi, ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë, ndërsa fundjava, sipas saj do të jetë ideale për pushuesit që duan të shkojnë në plazh.
“Vera ka startuar me temperatura mjaft të larta. Muaji qershor që në ditët e para ka nisur me temperatura mjaft të larta 38 gradë, kjo vlerë pritet të shënohet përgjithësisht në qarkun e Beratit, në zona të izoluara të Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Moti pritet të jetë i kthjellët ndërsa në pjesën e dytë të ditës mund të ketë vranësira.
Nga dita e martë e kësaj jave ne presim që temperaturat të ulen gradualisht dhe ne presim një normalizim të tyre. Nesër do ketë një rënie të temperaturave ku maksimumi do të jetë 36 gradë, ndërsa në ditët e tjera deri në fundjavë, temperatura maksimale do jetë 35 gradë.
Moti do jetë i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit. E marta dhe e mërkura mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu në verilindje dhe juglindje, më së shumti në zonën e juglindjes, në zonat e Korçës.
Fundjava do jetë sërish me diell, me temperatura 33-34 gradë celsius”,-tha Porja.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara