Qeramika e Picasso-s tejkalon pritshmëritë në ankandin në Gjenevë

24 Qershor 2025 | 17:34

Shtatë pjata dhe enë unike qeramike të pikturuara nga artisti i famshëm spanjoll Pablo Picasso, të krijuara midis viteve 1947 dhe 1964, janë shitur në Gjenevë të Zvicrës, për një total prej 290,000 euro.

Qeramika e pikturuar me dorë, e paparë më parë, që paraqet zogj, peshq dhe dhi, u dizenjua në Punëtorinë e Qeramikës MadouraVallauris. Ato ishin mbajtur privatisht për gati 40 vjet.

Piguet i Gjenevës i cili drejtoi shitjen, vuri në dukje në një njoftim për shtyp se çmimi i parashikuar për lotet ishte 154,000 euro duke e bërë ankandin një sukses të habitshëm.  

Shuma e shitur në ankand, “pasqyron entuziazmin e publikut për veprat e mjeshtrit në të gjitha format e tyre”, deklaroi Piguet.

 “Picasso ishte tashmë një artist me famë ndërkombëtare. Ai kishte hapur tashmë një numër të madh rrugësh për të gjithë artistët; veprat e mëdha dhe të njohura ishin krijuar dhe ai po kërkonte mjete të reja shprehjeje për artin e tij”-tha drejtuesja e pikturave dhe skulpturave në Piguet.

Në mediumin qeramik, rekordi për një vepër të Picasso-s është 980,275 paund për prototipin e vazos së artistit të vitit 1950, që u shit në Londër në vitin 2013.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026