A u hoq uraniumi nga centralet para goditjes? Flet Sekretari Amerikan i Mbrojtjes
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, mbajti këtë të enjte një konferencë për shtyp në selinë e Pentagonit, ku paraqiti prova që, sipas tij, vërtetojnë suksesin e sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane. Duke iu përgjigjur raportimeve të disa mediave amerikane dhe një vlerësimi të hershëm të inteligjencës që sugjeronte se efektet e sulmeve ishin të kufizuara, Hegseth u shpreh prerë se programi bërthamor iranian është “goditur në mënyrë domethënëse”.
“Doni ta quani të shkatërruar, të mundur, apo të zhdukur, zgjedhja është juaja. Fakt është se objektivat u goditën”, deklaroi Hegseth, duke iu referuar raporteve të reja të inteligjencës amerikane dhe izraelite që mbështesin këtë vlerësim.
Sekretari kritikoi ashpër disa media amerikane, të cilat, sipas tij, nuk po e mbulojnë me objektivitet situatën dhe po shtrembërojnë pasojat e operacionit ushtarak.
“Kur media dëshiron më shumë të shohë dështimin e presidentit sesa suksesin e burrave dhe grave tona në uniformë, atëherë kemi një problem me prioritetet,” theksoi ai.
Hegseth iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me mundësinë që Irani të ketë zhvendosur uraniumin e pasuruar nga impianti i Fordos përpara goditjes amerikane. Ai mohoi çdo informacion që sugjeron një veprim të tillë.
“Nuk ka asgjë që sugjeron se ne nuk goditëm pikërisht atë që donim të godisnim,” tha ai.
Në konferencë mori pjesë edhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Caine, i cili refuzoi të komentonte për ndonjë ndikim politik në vlerësimet e inteligjencës.
“Nuk kam pasur kurrë presion nga presidenti apo sekretari për të ndryshuar qëndrimin tim. Detyra ime është të ofroj mundësi dhe analiza të paanshme,” tha ai.
Pavarësisht pyetjeve të shumta për detaje të mëtejshme mbi dëmet e shkaktuara dhe pasojat e mundshme, zyrtarët e mbrojtjes refuzuan të japin më shumë informacion, duke nënvizuar se vëzhgimi i situatës në terren vazhdon ende.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve