Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri, rijetësohen artefaktet
Manastiri 400-vjeçar i Spilesë në zonën e Lunxhërisë i është nënshtruar restaurimit dhe kthimit në identitet të vlerave religjioze dhe të trashëgimisë kulturore.
Ky objekt prej vitesh ishte gjysmë i rrënuar ndërkohë që projekti i restaurimit mundëson rijetësimin e elementëve dhe artefakteve, pjesë e arkitekturës së veçante të manastirit.
“Ky manastir daton në shekullin e XVII, ka përfunduar restaurimi i çatisë së hajatit dhe po punohet në çatinë e narteksit, problematikat kanë qenë të mëdha, ky manastir rrezikonte deri dhe shembjen por kjo ndërhyrje po e sjell në identitet”, thotë Ardis Duka, drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore.
Krahas evidentimit dhe rijetësimit të vlerave historike dhe ndërtimore të manastirit restaurimi synon kthimin e tij në një pikë të vizitueshme nga turistët të cilët shprehin interes dhe kërshëri për këtë objekt me moshë mbi 400-vjeçare.
“Ka ngjallur shpesh interesimin e vizitorëve por gjendja e këtij objekti ka qenë deri diku për të dëshiruar, aktualisht me këtë ndërhyrje këtij manastiri do ti kthehen dhe vlerat të cilat i ka pasur, por ka pasur rrezikshmëri për vizitorët, kërkesat dhe interesi i vizitorëve është i madh për këtë objekt por duke pasur parasysh largësinë e tij gjeografike nga rruga kryesore normalisht numri i vizitorëve është i ulët”, shprehet ai.
Përgjatë kësaj periudhe në rajonin e Gjirokastrës është ndërhyrë për restaurimin e objekteve të kultit që prezantojnë vlera historike dhe të trashëgimisë kulturore, si Xhamia e Pazarit apo edhe Teqeja e Melanit.
Tashmë turizmi religjioz po tërheq gjithmonë e më shumë të interesuar në rajonin e Gjirokastrës duke i kthyer objektet e kultit në pika të preferuara për turistët vendas dhe të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar