Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, mjekët: Hidratohuni
Temperaturat e larta kanë mbërritur deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit që në fillim të kësaj vere.
Tirana sot regjistron 35 gradë, ndërsa dielli përvëlues ka boshatisur rrugët e qytetit. Qytetarët kërkojnë freski kudo ku munden nga uji i ftohtë e deri te hijet e pemëve nëpër parqe apo rrugica.
Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe për disa ditë. Ndërkohë, rreziku për goditje nga dielli dhe dehidratim është i lartë, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
“Rekomandohet të qëndrojmë gjithmonë të hidratuar, të shmangim alkoolin, kafeinën, pijet energjike. Të vendosim syze dielli, kremra mbrojtës. Rekomandohet që temperaturat në ambientet e shtëpisë të qëndrojnë rreth 25-27 gradë, pra një temperaturë konstante”, tha Naun Sinani, spacialist i ISHP-së.
Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos nga grupet më të rrezikuara: Personat mbi 65 vjeç, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata që punojnë në ambiente të hapura, si ndërtues, pastrues apo bujq.
“Personat që ekspozohen më shumë në diell rrezikojnë të jetë të dehidratuar apo si quhet ndryshe humbja e lëngjeve, duke sjellë kështu marrje mendsh dhe pafuqi. Këto kategori që janë më të rriskuara, këshillohet të mos dalin në diell pasi mund të vinë dhe pasoja të tjera siç është goditja në trru”, shtoi specialisti.
Të gjithë qytetarët që ndjejnë simptoma si marrje mendsh, dobësi, djersitje të tepërt, lëkurë të thatë apo konfuzion, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë, pasi këto janë shenja të qarta të goditjes nga nxehtësia.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut