Vuçiç ndaj studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

27 Qershor 2025 | 21:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten se shteti serb nuk ka pranuar ultimatumet e drejtuara nga studentët protestues në prag të protestës së paralajmëruar për 28 qershor në Beograd.

“Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin. Fuqitë e mëdha të huaja kanë dërguar sërish ultimatum, këtë herë përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas. Por përgjigjja jonë ka qenë dhe mbetet e njëjtë,” u shpreh Vuçiç në një intervistë për televizionin Pink.

Studentët që kanë bllokuar fakultetet në kryeqytet kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe ndërprerjen e tubimit në qendër të Beogradit, ku për tre muaj me radhë kanë qëndruar kundërshtarët e tyre, të vetëquajtur “studentët që duan të mësojnë”.

Protestuesit kanë dhënë afat deri më 28 qershor në orën 21:00 për përmbushjen e kërkesave, duke paralajmëruar se në rast të kundërt do të nisin forma të mosbindjes civile.

Presidenti Vuçiç i hodhi poshtë kërcënimet, duke theksuar: “Ultimatumi nuk është pranuar, kështu që nuk duhet të prisni deri nesër në orën 21:00.”

Protesta e Vidovdanit, që pritet të zhvillohet të shtunën, shihet si një moment kritik në krizën e brendshme politike në Serbi, ndërsa tensionet mes qeverisë dhe studentëve vazhdojnë të rriten.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026