Emri| Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 40-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

28 Qershor 2025 | 11:27

Është arrestuar në Dibër me qëllim ekstradimin drejt Italisë, Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari, kërkohej nga autoritetet italiane pasi akuzohet për veprën penale Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Gjykata e L’Aquilas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Sipas Kodit Penal italian, kjo vepër parashikon një dënim me mbi 4 vjet burg.

Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari u arrestua në kudër të një operacioni policor të koduar “Operacionalja 50”, të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me partnerët italianë dhe rrjetin ENFAST i cili lehtëson kapjen e personave të rrezikshëm dhe në kërkim në nivel ndërkombëtar.

Vijon procedura për ekstradimin e 40-vjeçarit në Itali, ku do të përballet me drejtësinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në Twitter një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, diplomatët amerikanë kanë vënë...
10:16 | 28/07/2026

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026