Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

30 Qershor 2025 | 16:06

Një agjenci europiane që monitoron zjarret, raporton se këtë vit janë djegur 2800 hektarë pyje dhe kullota. Dëmi monetar për këtë sipërfaqe llogaritet të jetë rreth 17 mln euro.

Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë këtë vit kanë djegur deri më tani 2800 hektarë pyje dhe kullota.

Sipas të dhënave të European Forest Fire Information System që monitoron gjendjen e zjarreve në Europë dhe përpunon statistika, pjesa më e madhe e këtyre zjarreve kanë rënë pranë qyteteve të Vlorës dhe Lezhës.

Sipas vlerësimit, dëmi ekonomik i llogaritur me formulën standard, është afërsisht 16.75 milionë euro deri në këtë moment.

Edhe pse jemi në gjysmën e parë të vitit, dëmi ekonomik është më i vogël në raport me vitin 2024, kur zjarret shkaktuan dëme që kapën vlerën e rreth 280 milionë eurove në pyje dhe kullota.

Madje, viti 2024 konsiderohet një vit katastrofik, si për numrin e zjarreve, ashtu edhe për dëmin ekonomik që ato shkaktuan gjatë 15 viteve të fundit, sipas agjencisë europiane.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë angazhuar intensivisht në monitorimin dhe parandalimin e zjarreve në vend. Për mbështetjen e ndërhyrjes në terren, ministria ka aktivizuar 64 automjete zjarrfikëse dhe drone patrullues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026