A do ulen në bisedime Kosova dhe Serbia? Bushati komenton qëndrimet e Trump
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku ka folur ndër të tjerat edhe për komentet e presidentit Aleksandër Vuçiç për Kosovën si dhe për komentet e bëra nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Duke komentuar deklaratat e presidentit serb se “Në Kosovë do të valviten flamujt serbë”, Bushati tha se Kosova e ka shumë të domosdoshme krijimin e marrëdhënieve të mira diplomatike me BE-në dhe me SHBA-në.
“Kosova duhet të vazhdojë rrugën e marrëdhënieve diplomatike dhe të kultivojë marrëdhënie shumë të mira me SHBA dhe me BE-në. Ka një paradoks që ne nuk e shmangim dot, që vendi që ka prodhuar më shumë rezultate në fushën e sundimit të së drejtës vitet e fundit, që është Kosova sipas indekseve ndërkombëtare, sot është në sanksione nga BE-ja. Në këtë pikë mendoj që Shqipëria duhet të ishte më e drejtpërdrejtë dhe më kritike ndaj këtij pozicionimi. Shqipëria ka qenë shumë shpotitëse kur BE nuk po i ofronte Kosovës liberalizimin e vizave”,-tha Bushati.
Megjithatë ai tha se Kosova duhet të ketë shumë kujdes, pasi sipas tij takimi mes Trump dhe Zelensky “është mësim për shumë udhëheqës të tjerë”.
“SHBA-të e dinë rolin destabilizues të Serbisë në rajon. E dinë që Serbia me asnjë nga fqinjët nuk i ka mbyllur çështjet dypalëshe, ndaj SHBA-të në mënyrë që të ulen e të bisedojnë një marrëveshje ndërkombëtare, do duhet të kenë përball një lidership serioz të aftë që të marrë vendime të dhimbshme”,-tha ish-ministri i jashtëm.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.