Mbështetja e turizmit, qeveria 100 milionë lekë për promovim e Shqipërisë si vend “COVID Free”
Me avancimin e procesit të vaksinimit, qeveria shqiptare ka vendosur në prioritetet e saj mbështetjen e sektorit të turizmit, që ishte ndër më të goditurit nga pandemia e COVID-19.
Me këtë qellim, qeveria ka akorduar një shtesë fondi prej 100 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro) për programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin në prag të sezonit turistik.
Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar në 12 maj nga Këshilli i Ministrave, ku me anë të këtij fondi pritet të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare, si një destinacion mikpritës nën etiketën “COVID Free” (Pa COVID).
Gjatë vitit 2020 në Shqipëri hynë rreth 3.8 milionë njerëz më pak se vitin paraardhës – ose 58.5%. Rënia ka qenë thuajse e njëjtë edhe për hyrjen e shtetasve shqiptarë. Shkak u bënë masat kufizuese ndaj COVID-19 dhe detyrimi për karantinë.
Sipas të dhënave të qeverisë sektori i turizmit kontribuon direkt në rreth 1 miliardë euro në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në këtë sektor janë punësuar rreth 290 mijë persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik