‘Taban’, sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare
Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit mbrëmjen e 30 qershorit.
Sopranoja Nina Muho solli për publikun këngën popullore qytetare në një koncert me kuartet harqesh.
“Taban sepse është muzika shqiptare ku ne mbështetemi , krenohemi jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe nga ai I publikut të huaj, koncerti recital erdhi me 16 muzikë shqiptare, ku do të përfshihen këngë elbasanas, shkodrane, kosovare. Jam shumë e lumtur që do të vij këtë herë me muzikë shqiptare dhe jam e emocionuar sepse të këndosh në gjuhën tënde është emocion i madh”, shprehet Nina Muho, soprano.
Në violinë me Gëzim Gulqari, Sonja Hoxhallari, në vjolë Floberc Zyma dhe në violionçelë Gëzim Hysi, “Taban” solli 16 këngë që mbajnë gjallë kujtesën, shpirtin dhe identitetin tonë kombëtar.
“Kisha një nevojë të brendshme për të kënduar shqip dhe kisha një nevojë të brendshme për ta risjellë këngën popullore pa e prekur formën apo melodinë që ka pasur. Jemi munduar që ta përshtasim brenda elegancës sonë dhe të qëndrojmë korrekt. Shpresoj shumë që ta lëviz në të gjithë Shqipërinë dhe sa herë të më jepet mundësia të përfaqësohem denjësisht me këngë shqiptare”, thotë sopranoja.
Ky koncert erdhi si një mozaik emocionesh, kujtimesh dhe tingujsh që përqafojnë TABANIN e çdo treve shqiptare si thesarin më të çmuar të identitetit tonë kombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës