Vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

1 Korrik 2025 | 18:04

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka mbikëqyrur vënien e gur themelit për fillimin e ndërtimit të dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes së cilave Qeveria në detyrë ka thënë se synon ta lidhë Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare.

Ndërtimi i këtyre dy urave të reja – njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë – pritet të përfundojë në vjeshtë dhe kostoja e tyre kap shifrën e rreth 3 milionë eurove, sipas zyrtarëve.

“Jemi këtu ta tregojmë përkushtimin tonë që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime”, tha Kurti pas vënies së gur themeleve.

I pyetur nëse është koordinuar me Bashkimin Evropian për ndërtimin e këtyre dy urave, Kurti tha se “gjithçka që bëjmë ne është në përputhje me planet tona, sipas ligjit, dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata që kanë dilema, mund të na kontaktojnë lirisht dhe ne ua shpjegojmë me përpikëri”.

Sa i përket mundësisë së hapjes së urës kryesore mbi Ibër për qarkullimin e automjeteve – gjë që ka shkaktuar tensioneve vitin e kaluar – Kurti tha se “ne jemi për t’u hapur edhe ura kryesorë mbi lumin Ibër, ne nuk heqim dorë asnjëherë [nga hapja e urës]”.

Verën e vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ndërmori një nismë për të hapur urën kryesore mbi Ibër për trafik – gjë që u kundërshtua nga popullsia lokale serbe dhe bashkësia ndërkombëtare.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR – ushtarët e të cilit janë të stacionuar në urën kryesore mbi lumin Ibër – kishte thënë atëkohë se çdo vendim për hapjen e urës, duhet të merret brenda kornizës së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kurti tha se hapja e urës kryesore varet nga “karabinierët italianë”.

“Prej neve është kërkuar t’i bëjmë matjet për ta vlerësuar qëndrueshmërinë e urës. I kemi bërë, ura është e qëndrueshme. Se kur do të hapet ura varet edhe nga karabinierët italianë. Ne nuk duam të krijojmë kurrfarë fërkimesh me askënd, përfshirë karabinierët italianë, prandaj po i presim kur të binden ata, siç jemi të bindur edhe ne se ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve jo për persona të uniformuar”, shtoi ai.

Qeveria në detyrë e Kosovës, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha më herët se projekti për ndërtimin e urave është iniciuar me kërkesë të dy komunave, si rezultat i krijimit të Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026