Fundoset trageti në brigjet e Balit, katër të vdekur e dhjetëra të zhdukur

3 Korrik 2025 | 07:50

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pasi një traget u fundos pranë ishullit turistik të Balit në Indonezi, njoftuan autoritetet të enjten.

Anija, e cila mbante 53 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, u fundos rreth orës 23:20 me orën lokale (15:35 GMT) të mërkurën, ndërsa po udhëtonte nga Banyuwangi, në bregun lindor të ishullit Java, drejt Balit.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit në Surabaya, 29 persona janë shpëtuar deri tani, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në det të hapur për të gjetur të zhdukurit.

Ende nuk është përcaktuar zyrtarisht shkaku i fundosjes, por sipas operatorit të tragetit, anija kishte raportuar probleme me motorin pak para se të zhdukej nga radarët.

Shumica e pasagjerëve të mbijetuar janë banorë të qytetit bregdetar Banyuwangi, ndërsa të tjerë vinin nga zona të ndryshme të ishullit Java, sipas një liste të publikuar nga autoritetet.

Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, i cili ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare, ka urdhëruar një reagim të menjëhershëm emergjent, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit të të gjitha burimeve për kërkim dhe ndihmë.

Ngjarja tragjike ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë detare në arkipelagun indonezian, ku incidentet me anije janë të zakonshme për shkak të standardeve të ulëta të mirëmbajtjes dhe mbingarkesës. Autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë për zbardhjen e plotë të rrethanave të fundosjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit

Britania, Franca dhe Gjermania ngritën alarmin të mërkurën lidhur me aktivitetet e fundit kineze në brigjet lindore të Tajvanit, ku Kina ka vendosur patrulla të...
10:49 | 24/06/2026

Përveç vapës, Franca përballet edhe me ndërprerje të energjisë elektrike

Autoritetet në Francën veriore po përpiqen të rikthejnë energjinë elektrike në mijëra shtëpi të goditura nga ndërprerjet e energjisë elektrike mes një vale të nxehti...
10:37 | 24/06/2026

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes

Inspektorët nga agjencia mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara do të vizitojnë centralet bërthamore në Iran. Kështu njoftoi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike...
09:37 | 24/06/2026