“Ishe fantastik”- Jurgen Klopp mesazh prekës për vdekjen tragjike të Diogo Jotës

3 Korrik 2025 | 15:35

Diogo Jota, sulmuesi i Liverpool-it dhe kombëtares portugeze, humbi jetën së bashku me vëllanë e tij, Andre Jota, në një aksident tragjik automobilistik në provincën spanjolle të Zamorës. Ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të së hënës ka lënë të tronditur jo vetëm familjarët, por edhe bashkëlojtarët, tifozët dhe figura të njohura të futbollit ndërkombëtar.

Mes shumë mesazheve prekëse që kanë mbërritur nga bota e sportit, bie në sy edhe ai i ish-trajnerit të Liverpool-it, Jurgen Klopp, i cili nuk i fshehu dot emocionet e forta në një reagim prekës. Klopp ishte personi i cili kërkoi që Jota t’i bashkohej Liverpool në vitin 2020, ku ai ishte vetëm 23-vjeç.

“Ky është një moment ku unë kam vështirësi! Duhet të ketë një qëllim më të madh, por unë nuk mund ta shoh! Jam i trishtuar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij, Andres. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur e i kujdesshëm. Do të na mungosh shumë,”- shkroi Klopp në një postim emocional në Instagram.

Në fund të mesazhit, tekniku gjerman përcolli ngushëllimet më të thella për familjen e ish-sulmuesit të Liverpool-it:

“Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqia ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i deshën! Pusho në paqe – Me dashuri, J.”

Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre, humbën jetën pasi automjeti tip Lamborghini me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një objekt, për të shpërthyer më ps në flakë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026