Marrëveshje tregtare për SHBA-në: Trump zbulon kushtet e reja të tarifave
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se mund të dërgojë letra në vendet e tjera duke filluar nga 4 korriku për të informuar ato mbi kushtet e reja të tregtisë dhe tarifat që do të duhet të paguajnë për mallrat që furnizojnë tregun amerikan.
Në një deklaratë për mediat, Trump tha se ato do të jenë letra që specifikojnë tarifat që vendet duhet të paguajnë për të bërë biznes me SHBA-në, duke e quajtur këtë qasje më efektive se zhvillimi i marrëveshjeve të ndara dhe gjithëpërfshirëse me çdo vend. “Do të dërgojmë disa letra, ndoshta dhjetë në ditë, duke u thënë atyre se sa do të paguajnë për të bërë biznes me SHBA-në,” tha presidenti, duke theksuar se ky proces është më i thjeshtë dhe më i shpejtë krahasuar me negocimin e marrëveshjeve të veçanta.
Presidenti Trump theksoi se ka më shumë se 170 vende të përfshira dhe se një sistem i thjeshtë tarifash mund të menaxhohet dhe kontrollohet lehtë. “E di që ka shumë vende dhe që negociatat mund të bëhen të komplikuara, por është shumë më e lehtë ta bësh kështu. Pse të zhvillosh marrëveshje të ndara kur mund të bësh një marrëveshje të thjeshtë që mund ta mirëmbash dhe ta kontrollosh,” shtoi ai.
Edhe pse ai e quajti këtë qasje më të thjeshtë, Trump gjithashtu nënvizoi se në të ardhmen mund të ketë disa marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare me disa vende, por nuk dha detaje për se cilat mund të jenë ato.
“Unë mendoj se do të pritet mirë,” tha Trump duke iu referuar reagimit të mundshëm të vendeve të tjera ndaj këtyre letrave të dërguara nga administrata amerikane. Presidenti shtoi gjithashtu se ai do të preferonte të bëntë marrëveshje më të thjeshta për produktet, duke theksuar se gjithçka mund të bëhej në mënyrë më të kontrolluar dhe të mirëmbajtur, pa hyrë në detaje të panevojshme për çdo produkt të veçantë si mish viçi apo etanol.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve