Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses për të sqaruar afatin 30-ditor
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se nëse shpejt nuk konstituohet Kuvendi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim se çfarë ndodhë pas 30 ditësh.
Sipas Osmanit, duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e “mos kryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit”.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me votimin e fshehtë, Osmani tha se ka krijuar shumë interpretime, mirëpo ajo bëri të ditur se është bërë një vlerësim nga ekipi i saj ligjor.
Pas ceremonisë së diplomimit të kadetëve, Osmani para gazetarëve tha se edhe sot do të ketë takime me partitë politike. Ajo theksoi se bllokada tek lloji i votimit është jo racionale.
“E para nuk i kam përfunduar ende takimet, janë edhe disa parti politike të cilat do t’i takojë sot sepse kam dashur që të dëgjojë individualisht nga secila parti, pavarësisht se sa deputetë i kanë ato në parlament. Sepse siç e dini konstituimi i Kuvendit varet edhe nga vullneti i secilit deputet të Republikës së Kosovës. Kemi pasur takime të mira por natyrisht që partitë kryesore i kanë qëndrimet ende diametralisht të kundërta, por kjo nuk do të thotë që brenda këtij afati nuk do të ketë afrim. Ka për disa gjëra që mund të ketë pajtim dhe unë do të shpresoja që të ketë sepse mendoj që bllokada tani tek lloji i votimit është shumë shumë jo racionale”, deklaroi Osmani.
Kryetarja e shtetit më tej theksoi se në takimet me liderët e partive ka theksuar kur “diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetues, mos kryerja e këtij detyrimi nuk kalon pa pasoja”.
Ajo paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarim nëse shpejt nuk do të konstitohet legjislatura e nëntë e Kuvendit.
“Unë do të planifikoj në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim lidhur me atë se çfarë pas 30 ditësh. Sepse duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e mos kryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh. Sepse duhet të ketë pasoja juridike. Do të flas më gjatë kur t’i përfundojë takimet me partitë politike lidhur edhe me përmbajtjen e takimeve por edhe lidhur me planet që i kemi gjatë ditëve në vijim”, theksoi Osmani.
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë