Tragjedi në Teksas pas daljes së lumit nga shtrati: 24 të vdekur, 25 të zhdukur

5 Korrik 2025 | 08:25

Një tragjedi e rëndë ka goditur Teksasin, ku përmbytjet kanë marrë jetën e të paktën 24 personave, ndërsa 25 fëmijë nga një kamp veror për vajza rezultojnë ende të zhdukur. Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, duke kthyer festën në një ditë zie për dhjetëra familje.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e cilësoi situatën si një “tragjedi tronditëse” dhe premtoi mbështetje të menjëhershme për autoritetet lokale. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, konfirmoi se një operacion masiv kërkim-shpëtimi është duke vazhduar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuarit.

“Brenda vetëm 45 minutash, lumi Guadalupe u rrit me 26 metra, duke përmbytur gjithçka përpara dhe marrë me vete prona dhe, për fat të keq edhe jetë njerëzish,” tha zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick.

Ekipet e emergjencës janë angazhuar me 14 helikopterë, 12 dronë dhe mbi 400 shpëtimtarë në terren, ndërsa deri më tani janë evakuuar mbi 237 persona. Autoritetet paralajmërojnë se ndërprerjet e telekomunikacionit po e bëjnë të vështirë kontaktin me shumë banorë, përfshirë edhe fëmijët e zhdukur në kampin veror.

“Ne i kuptojmë ankthin e prindërve. Fakti që nuk janë kontaktuar ende nuk do të thotë domosdoshmërisht që fëmijët e tyre janë humbur. Ata mund të jenë jashtë mbulimit telefonik,” shtoi Patrick, duke bërë thirrje për qetësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026