Theth| Rama ndan videon e prishjes së fshatit turistik: Shikojeni, betoni i dynjasë

7 Korrik 2025 | 15:33

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale pamjet e aksionit të IKMT-së në Theth për prishjen e godinave pa leje.

Shefi i qeverisë vijoi akuzat ndaj prokurores Elsa Gjeli, për të cilën tha se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë bërjen e një kërkese në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

Shefi i qeverisë theksoi se prokurorja Gjeli ka refuzuar të hapë çështje penale ndaj një biznesmeni, për të cilin Policia e Shtetit ka bërë denoncim për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa leje. Rama theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

“Ja, shikojeni vetë LIVE nga Thethi!
“Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajë të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar ‘fshatin e tij turistik’ pa asnjë leje. Një krim i shumëfishtë, për të cilin një prokurore e quajtur Elsa Gjeli ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit.

Tani, çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth, bashkë me taksapaguesit shqiptarë që do të paguajnë tërë këto shpenzime për paga e për karburant, për pastrimin e kësaj katrahure dhe kthimin e qendrës së qytezës magjike në gjendjen e mëparshme?”, shkruan Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026