‘We are the People’ do jetë kënga zyrtare e kampionatit europian të futbollit
‘We are the people” është kjo kolona zanore e kampionatit Evropian të futbollit Euro 2020. Kënga sapo është publikuar nga Uefa dhe do të na shoqërojë përgjatë një muaji, kur zhvillohet ky kompeticion, i cili nis në Romë në 11 qershor.
Bono dhe The Edge janë bashkuar me DJ me famë botërore Martin Garrix për të sjellë himnin e ri.
Kënga zyrtare është shkruar për të shënuar festimet UEFA EURO 2020, një nga eventet më të mëdha të futbollit botëror.
“We Are The People” është një këngë që sjell në vëmendje sfidat me të cilat përballet bota, ndërsa në të njëjtën kohë synon të gjejë një përgjigje të unifikuar për sfidat me te cilat bota përballet.
Kjo këngë shpreson të pasqyrojë pozitivitetin, shpresën dhe vendosmërinë e nevojshme për çdo ekip për të pasur sukses, si dhe duke ofruar një ndjenjë bashkimi, e cila i përshtatet temës së EURO 2020 – unitetit.
“Gjëja e çmendur për këtë këngë është që ne e kemi shkruar para se të ndodhte COVID-19 , shpresoj se do të jehojë sepse unë ndjej se bota ka nevojë për diçka shpresëdhënëse, emocionuese, shpresoj që kënga do ti bashkojë njerëzit ashtu si do të bëjë turneu”, u shpreh , Martin Garrix, producent.
Vizioni i Garrix për “We Are The People” erdhi në jetë kur të dy artistët Bono dhe shoku i tij i grupit U2 The Edge ranë dakord të merrnin pjesë në këngë.
Bashkëpunimi mes artistëve evoluoi më tej me Bono që shkroi tekstin dhe The Edge që shtoi meloditë e kitarës, duke rezultuar në një kombinim perfekt të tingujve.
Pas një viti të vështirë nga pandemia dhe pezullimit të kompeticionit një vit më parë Evropa e veçanërisht tifozët janë gati të përjetojnë serish emocionet e garës dhe të fushës së gjelbërt.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve