570 mijë persona vizituan sitet kulturore gjatë periudhës janar-qershor 2025

11 Korrik 2025 | 21:06

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569.089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025.  Lajmin e bëri me dije Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ku krahasuar me një vit më parë rritja e vizitorëve llogaritet me 74%.

Rritje ka pasur edhe përsa I përket të ardhurave, ku krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë shtuar me 119%. 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

  • Parku Arkeologjik Butrint, me 105.623 vizitorë;
  • Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë;
  • Parku Arkeologjik Shkodër, me 79.885 vizitorë;
  • Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74.636 vizitorë;
  • Parku Arkeologjik Apoloni, me 58.059 vizitorë.

Pjesa më e madhe e turistëve duket se preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës. Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026