Kush janë të rinjtë e arrestuar në Sarandë, gjendet çanta që u hodh në det

12 Korrik 2025 | 09:33

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e pazakontë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës, ku një i ri tentoi t’i shpëtonte kontrollit policor duke u hedhur në det, por u kap falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit.

Ngjarja ndodhi pranë pedonales së qytetit, ku forcat e policisë ndaluan për kontroll një automjet luksoz tip “Porsche Panamera”, me tre persona brenda. Gjatë verifikimit të dokumenteve, shtetasi Endri Doku, 27 vjeç, banues në Kamëz, u largua me vrap dhe u hodh në det duke mbajtur me vete një çantë krahu.

Pas reagimit të shpejtë të Policisë Sarandë dhe Policisë Kufitare, u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja e çantës në ujë, në të cilën u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë.

Në vijim të hetimeve, u arrestuan edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet:

  • Imer Gega, 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
  • Ervis Cukali, 27 vjeç, banues në Kamëz, i shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, përfshirë “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Në kuadër të këtij operacioni, i koduar “Diving”, u sekuestruan arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti luksoz “Porsche Panamera”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026