28-vjeçari përplas për vdekje një person në Elbasan, ishte i dehur në timon

15 Korrik 2025 | 11:43

Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit për shkak se mbrëmjen e të hënës shkaktoi një aksident me vdekje.

28 vjeçari akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Shërbimet e policisë konstatuan se i riu ishte në gjendje të dehur në momentin që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, ku shtetasi L.B., duke drejtuar automjetin, përplasi shtetasin Xh.R., 62 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. 62-vjeçari pësoi dëmtime të rënda dhe ndërroi jetë në spital.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026