Tregtarët e Elbasanit në hall: Fatura tatimore, barrë që rrezikon mbijetesën
Prej ditës së hënë, në të gjithë vendin ka nisur një aksion për ndëshkimin e çdo subjekti që tregton mallra pa faturë tatimore.
Aksioni është përqendruar kryesisht në tregjet e produkteve ushqimore, veçanërisht të mishit dhe bulmetit.
Në Elbasan, tregtarët ambulantë që shesin bulmet shprehen të shqetësuar se si do të mund të përballojnë zbatimin e këtij urdhri, në kushtet kur çdo ditë tregtojnë sasi të vogla produktesh.
“Ne nuk jemi kundër urdhrit, por duhet të na udhëzojnë se ku ta marrim këtë kupon. Është e tepërt. Unë kam vetëm dy bidona qumësht, dhe tani nuk di çfarë të bëj. E vështirë është, sepse me këta bidona qumësht mbahemi, nuk kemi asnjë të ardhur tjetër”, thotë një shitës.
“Normale nuk më duket. I kam të siguruara në shtet lopët dhe bagëtitë. E jap me kasë nëse vijnë ma marrin te stalla, por këtu, ku ta marr me vete kasën? 150–200 shitet, minus jemi me shpenzimet. Kemi mallin, nuk kemi ku ta çojmë, do ta hedhim. Prodhim kam, por në baxho tallen me 60–50 lekë, kur një bidon ujë shitet po aq. Shumë tallje është”, shprehet një tjetër.
Vështirësitë janë edhe më të mëdha për qytetarët në moshë të tretë, të cilët përpiqen të mbijetojnë me të ardhura minimale dhe nuk mund të përballojnë vendimin e ri të qeverisë.
“Nuk kam mundësi ta çoj diku tjetër. Jam vetëm, në shtëpi mbaj atë lopë, vij vërdallë me të. 100 mijë lekë pension kemi. A bëhet halli me 100 mijë lekë? Ka vajtur puna atje ku s’mbahet më”, thotë një e moshuar.
“Ku të shkojmë? Tani ç’të bëjmë? Nuk ia dalim me këto rroga që kemi. Nga t’ia mbajmë? Shitet 200 dhe 150, si t’i përballojmë shpenzimet? Tani ata e dinë çfarë kanë bërë, le të caktojnë një vend për qumështin, se edhe kështu nuk rrihet. Është e drejtë në fakt që në rrugë nuk duhet të shitet”, thotë një qytetar.
Shitësit në Elbasan shprehen se janë pro formalizimit të tregut, por theksojnë se kjo kërkesë duhet të zbatohet në të gjitha hallkat.
Ata ndihen të penalizuar, pasi fitimi është minimal dhe përballimi i jetesës bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Ndërkohë që autoritetet tatimore theksojnë rëndësinë e formalizimit të tregtisë, një pjesë e qytetarëve, veçanërisht ata që mbahen me prodhime të vogla bujqësore, kërkojnë një zgjidhje që të mos i përjashtojë nga tregu.
Për ta, më shumë sesa një detyrim ligjor, fatura tatimore është kthyer në një barrë që rrezikon vetë mbijetesën e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Administrata Tatimore: Tregtarët Ambulantë nuk kanë detyrim për faturë
- “Qëllimi nuk është të vendosim gjoba”, ministria reagon për kuponin e qumështit
- Banorët e Thethit kundër shembjes me tritol, kontaminon ujin e pijshëm
- PAMJE/ Momenti kur shëmbet me shpërthim të kontrolluar godina 3-katëshe në Theth
Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale