Hyrja e modeles në burg, gazetari: Laert Haxhiut iu mundësua takim jo i ligjshëm

15 Korrik 2025 | 22:30

Gazetari Eni Ferhati ka komentuar në Euronews Albania lidhur me fenomenin në burgjet shqiptare. Konkretisht, i dënuari me burg të përjetshëm, Laert Haxhiu i cili është përfolur se vizitohet nga një modele kosovare, e cila ka firmosuar dokumentet për të takuar një person tjetër, por në realitet ka takuar Laert Haxhiun.

Gazetari Eni Ferhati, shpjegon procesin se si funksionojnë takime të tilla speciale me ata të cilët janë të dënuar dhe të burgosur.

“Një hetim administrativ po ndodh në IEVP Drenovë kahas një hetimi penal për të gjithë zingjirin komandues se si ka mundësi që një personazh i kategorisë së Laert Haxhiut i dënuar me burg përjetë, nga ana tjetër akuzohet si drejtues i një grupi kriminal  për ngjarje shumë të rënda të ndodhura në harkun kohor të viteve 2018-2022, ti krijohen këto privilegje duke iu mundësuar takime speciale.

Jemi në rastin e krijimit të mundësisë së një takimi special, jo të ligjshëm, i cili kuotohet brenda sistemit të burxheve për korrupsion.

Në rastin e të dënuarve ndryshe nga të burgosurit që e kanë më të kufizuar këtë pjesë, i lejohet takimi me familjarët, miqtë duke kryer të gjitha procedurat apo leja e posaçme. Ky rast ka funksionuar ndyshe”, tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 1820 bimë Cannabis Sativa në Fushë Gjormë, arrestohet 40-vjeçari

Policia e Shtetit ka organizuar operacionin antidrogë të koduar “Vigjilenca 2” në fshatin Fushë Gjormë, ku janë konstatuar 1820 bimë të dyshuara narkotike të llojit...
13:34 | 18/06/2026

Aksident i rëndë në hyrje të Elbasanit, autobusi me fëmijë përplaset me makinën përfundon në një pikë karburanti

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në hyrje të Elbasanit. Përplasja ka rezultuar të jetë mjaft e fortë mes një autobusi dhe një...
13:33 | 18/06/2026

Policia zbulon armë në një banesë në Allgjatë të Vaqarrit, pranga 43-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar në fshatin Allgjatë, Vaqarr, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij u konstatuan armë zjarri dhe...
12:40 | 18/06/2026