Dalin pamjet kur autorët ndjekin dhe rrëmbejnë 23-vjeçarin që u gjet i vdekur

16 Korrik 2025 | 11:40

Euronews Albania ka siguruar pamjet që dokumentojnë momentet e ndjekjes dhe rrëmbimit të 23-vjeçarit Renis Dobra më 8 korrik, në Mat.

Në video shihet një automjet i bardhë, i dyshuar si mjeti i përdorur nga autorët për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e të riut. Pamjet tregojnë makinën duke ndjekur një tjetër automjet, që dyshohet se përdorej nga viktima.

Në skenë shfaqet edhe një Range Rover, i cili sipas të dhënave hetimore, ishte vendosur për të vëzhguar lëvizjet e autorëve gjatë momentit të rrëmbimit.

Hetimet kanë identifikuar si autorë të dyshuar vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakërri nga Tropoja. Ata dyshohet se e kanë përgjuar Dobrën për tre ditë në zonën e Burrelit, derisa më 8 korrik e rrëmbyen, e torturuan dhe më pas e mbytën me litar. Trupi i pajetë i 23-vjeçarit u gjet më pas në Liqenin e Shkopetit.

Në pamje dallohet edhe momenti kur autorët largohen me shpejtësi nga vendi i rrëmbimit, duke përdorur mjetin e bardhë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026