Zbardhet plagosja me armë në Sarandë, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim

18 Korrik 2025 | 10:17

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e të enjtes në një lokal pranë stadiumit, ku dy shtetas mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim katër persona, shtetasit Erjon Canaj (36 vjeç), Artan Murtaj (43 vjeç), Klaus Jaçaj (31 vjeç) dhe Ramadan Zoti (43 vjeç), ky i fundit i dyshuar si autor i sulmit me armë që kishte për qëllim vrasjen e dy të rinjve nga Tirana, Ernest Lama (25 vjeç) dhe Gëzim Hajdaraj (33 vjeç).

Gjatë hetimeve, policia ka arrestuar edhe Gëzim Hajdarajn, një nga të plagosurit, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip “Beretta” me një krehër dhe 9 fishekë. Hajdaraj po hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka eskaluar në përdorim të armëve. Ramadan Zoti dyshohet se ka qëlluar drejt Hajdarajt dhe Lamës, duke i plagosur rëndë të dy. Ata ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar si prova materiale 4 gëzhoja arme zjarri, një pistoletë dhe municione.

Policia po vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026