Lamine Yamal, pasuesi i Messit? Barcelona beson fort në të ardhmen e tij

19 Korrik 2025 | 20:49

Lamine Yamal po shihet gjithnjë e më shumë si pasardhësi natyral i Lionel Messit, jo vetëm për atë që shfaq në fushën e lojës, por edhe për ndikimin e tij jashtë saj. Barcelona e konsideron tashmë sulmuesin e ri si figurën që do të përfaqësojë klubin në dekadën e ardhshme.

Kontrata e re e firmosur së fundmi me klubin katalanas e përforcon këtë besim. Yamal ka nënshkruar deri në vitin 2031, me një pagesë vjetore që raportohet të jetë rreth 20 milionë euro. Po aq simbolik sa edhe financiar është edhe fakti që ai do të mbajë fanellën me numrin 10 numrin historik të Lionel Messit.

Ndikimi ekonomik i marrëveshjes ka qenë i menjëhershëm. Vetëm 48 orë pas zyrtarizimit të kontratës dhe prezantimit me numrin e ri, klubi ka arkëtuar rreth 10 milionë euro nga shitja e fanellave të Yamal. Sipas mediave spanjolle, rreth 700 mijë fanella janë shitur në më shumë se 170 vende të botës.

Ekspertët besojnë se ky trend do të vijojë, me Yamal që shihet tashmë si një ndër figurat më premtuese të futbollit botëror. Në moshë shumë të re, ai është vendosur në qendër të projektit të Barcelonës për të ardhmen dhe shihet si një figurë që mund të marrë stafetën nga legjendat Messi dhe Ronaldo në skenën globale të futbollit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026