“Në Uçkat si dikur”, rikthehet atmosfera tradicionale në liqenin e Pogradecit
Këtë fundjavë në Pogradec, te “Uçkat”, u rikthyen traditat e dikurshme të liqenit.
Fëmijët kapën peshk me vazo, të rinjtë bënë gara noti dhe kanoesh, ndërsa pushuesit kujtuan si jetonte Pogradeci në vitet e shkuara.
Rita Topulli, një banore e vjetër e Pogradecit, tregon me nostalgji fëmijërinë e saj në këtë breg liqeni, ku verat kalonin duke notuar, kapur peshk dhe argëtuar me shokët:
“Që në mëngjes e deri në darkë si rosat rrinim, zinim peshk me vazo, i hidhnim e i mbushnim prap. Ky ishte vendi më i bukur që ekzistonte atë kohë. Bënim not, gara me njeri-tjetrin, shkonim në ura. Jam e kënaqur që po ripërsëritet historia dhe po shohim fëmijërinë tonë”, thotë ajo.
Një pushuese tjetër tregon se për herë të parë provosi peshkimin tradicional me vazo, siç e kishte parë nëna e saj dikur:
“Asnjëherë nuk kisha kapur kështu, kisha parë mamin tim. Ishte argëtuese dhe u bashkova edhe unë me fëmijët.”
Rekordmenët e notit dhe trajnerët, Liljana Busho dhe Vladimir Meto, shprehen se sporti i notit po rikthehet në Pogradec, ndërsa të rinjtë po përqafojnë sërish këtë traditë të hershme.
“E kam thyer rekordin në Kinë. Kam nostalgji për fëmijët, është gjynah që vendi të mos ketë notarë. Duhet investim i madh.”, thotë Liljana Busho.
“Mu rikthyen kujtimet. Në Uçkat janë luajtur filma dhe kanë notuar notarë. Po mundohemi me disa grupe moshe. Noti është rikthyer tashmë dhe bëjmë dy aktivitete dhe maratonën e notit në nder të Agron Ruvinës.”, shton Vladimir Meto.
Në aktivitet u ekspozuan edhe fotografi të rralla historike të realizuara nga fotografë francezë dhe pogradecarë, që tregojnë atmosferën e plazhit të “Uçkave” një shekull më parë.
“Kjo ekspozitë lidhet me këtë plazh, foto të bëra gjatë pushtimit francez, por edhe nga fotografë lokalë si Misto Cici, që sjellin pamjen e plazhit ashtu siç ka qenë një shekull më parë.”, thotë Ledjan Zeqollari, Drejtor i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore.
Plazhi i “Uçkave” është rijetësuar nga Bashkia e Pogradecit dhe është kthyer në një plazh publik shumë të frekuentuar.

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA