‘Bankers’,Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi çështjes, na detyrohen 240 mln euro

21 Korrik 2025 | 09:38

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mëngjesin e kësaj të hënë në rubrikën ‘Sy më sy’ hetimet për evazionin fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum”, duke përshëndetur ndërhyrjen e Prokurorisë.

Gjatë një deklarate për mediat, Rama tha se “më në fund ka ardhur dita që Prokuroria të kryejë një investigim të pavarur”, ndërsa shtoi se i heq kapelën hetuesve për punën e bërë.

“Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë investigim dhe uroj t’i nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se bëhet fjalë për një koncesion të trashëguar përpara se ai të merrte detyrën dhe që sipas tij, i ka shkaktuar vendit kosto të mëdha.

“Është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën. Koncesionet që kemi trashëguar janë ç’janë, ato janë vrima të zeza”, theksoi Kryeministri.

Ai kujtoi gjithashtu edhe çështjen e arbitrazhit me “Bankers”, ku qeveria shqiptare ka dalë fituese.

“Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 milionë euro”, deklaroi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe koncesionet e dhëna nga qeveria e tij, duke i konsideruar si modele në funksion të interesit publik.

“Koncesionet që kemi dhënë, nuk do t’i lija pa i ribërë. Janë në shërbim të popullit shqiptar. Kanë bërë të mundur rrugën e Arbrit pa asnjë kosto për qytetarët, pastrimin e qyteteve tona me një çmim nën 30 euro për ton, krahasuar me mbi 100 euro që paguhet në vendet e tjera. Kemi bërë të mundur sterilizimin e instrumenteve në spitale, uljen drastike të infeksioneve pas operacioneve”, u shpreh Rama.

Sipas tij, qytetarët sot nuk paguajnë për këto shërbime, ndërsa në të kaluarën situata ka qenë ndryshe.

“Nuk kam asnjë problem sa i përket Bankers-it, apo kush e ka bërë Bankers-in. Çfarëdolloj emri që mund të gjesh nëpër rrugët historike të ekonomisë shqiptare dhe kush i ka vënë ato emra apo kush ka lidhje me to, nuk ka rëndësi.”-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026