Vapa shton pickimet nga gjarpëri, toksikologia tregon se si duhet të veprojmë
Temperaturat e larta kanë shtuar edhe pickimet nga insektet apo gjarpërinjtë. Në shërbimin e toksikologjisë në QSUT pacientët e pickuar nga gjarpëri, vijnë nga të gjitha zonat, por duket se Elbasani ka rastet më të shpeshta.
“Helmimet më të shpeshta që paraqiten janë ato nga pickimi i gjarprit, merimangat, akrepi. Zona të Shqipërisë së Mesme si Elbasani, kanë pasur raste që për ne janë shumë të vështira për tu trajtuar, kryesisht nga pickimi i gjarprit”, tha Amarda Gashi, Toksikologe në QSUNT.
Pickimet nga gjarpëri janë ndonjëherë të rrezikshme, ndaj mjekët këshillojnë të bëhet kujdes në momentin që ndodh dhe më pas të drejtohemi në spital për ndihme të specializuar.
“Nëse të kafshon gjarpri në këmbë, nuk duhet ta lidhim me fashë, mos ta çajmë apo shpojmë sepse helmi do bëjë ciklin e vet të penetrimit pavarësisht këtyre masave. Përveçse mund të dëmtojmë qarkullimin e gjakut, mund të shkaktojmë dhe infeksion të plagës”, shtoi toksikologia Gashi.
Njëkohësisht për qetësimin e dhimbjeve nga pickimet rekomadohen kompresa me ujë të ftohtë dhe pirja e ilaceve qetësues që mund të merren pa recetën e mjekut.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme