Beteja ligjore për zgjedhjet në KAS, Ben Andoni: Opozita mund të shkojë drejt protestave

15 Maj 2021 | 16:32

Opozita vijon përballjen ligjore sa i takon pretendimeve që ajo ka ngritur për parregullsi të procesit zgjedhor të 25 prillit.

Këtë të shtunë Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi të hapë kutitë e 24 qendrave të votimit me materiale zgjedhore në qarkut e Beratit, pas ankimimeve që kishin depozituar  Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike.

Analisti Ben Andoni gjatë një prononcimi për Euronews Albania hapin e KAS për të pranuar ankimimet e opozitës e cilësoi si pozitiv.

“E shikoj si pozitive, sepse është një hap për të vlerësuar ankimimet, por mendoj se duhet të ishte më e thellë në pjesën e bashkëpunimit të anekseve sa i takon ankesave që vijnë nga opozita dhe mirëkuptimit nga KAS”, tha ai.

Pavarësisht situatës së krijuar, z. Andoni thekson se KAS duhet të vepronte shpejt në lidhje me pretendimet, që ka ngritur opozita shqiptare për procesin zgjedhor.

“Ka një humbje besimi ndërmjet njerëzve të opozitës dhe vetë procesit në përgjithësi. E para vjen nga paraqitje e provave, të cilat në disa raste nuk plotësojnë kriteret e duhura. Mendoj se KAS duhet të ishte më i shpejtë”, tha ai.

Gjatë intervistës të dhënë për gazetarin Ilir Kazaferi, analisti komentoi turin e takimeve të kreut të PD-së në qytetet e vendit.

Ai thotë se z. Basha përmes këtij turi kërkon të testojë mbështetjen që ai ka tek njerëzit e opozitës.

Sipas Andonit, opozita mund të shkojë drejt protestave, por ky skenar beson ai mund të kërkojë ende kohë.

“Unë besoj se ky tur që po bënë z.Basha është një tur tatimi në terren i frymës së njerëzve të PD për protestat. Përpos justifikimet të rezultatit zgjedhor, z. Basha i duhet të shikojë se sa duhet të këtë mbështetje për këtë aksion opozitar. Opozita do të shkojë drejt protestave, por nuk besoj shumë shpejt”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026