“Nuk duhet të kisha pasur besim”, Lapaj: Gabova që bëra koalicion me Shabanin
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk është penduar që aplikoi modelin e listave të hapura në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa pranoi se formula e përdorur nga koalicioni ishte e gabuar.
Lapaj u shpreh se vendimi i Lëvizjes Shqipëria Bëhet e cila në sondazhe siç tha, renditej forcë e tretë politike për të bërë koalicion me Nismën Thurje, një lëvizje pa aktivitet politik ishte për t’i dhënë një shans politikës së re që të bashkohej.
“I kërkoj falje gjithë publikut, qëllimi ka qenë i mirë, njeriu niset për mirë. Ajo që na rezulton nga gjithë kjo gjë…me 64 mijë vota ne morëm një mandat ndërkohë që PS mori 9 në Vlorë. Nuk jam bërë pishman me qëllimin e mire. Por po të kishim shkuar vetëm, do kishim qenë më të qetë dhe do kishim shmangur gjithë këtë. I kërkoj falje çdo qytetari që mund të jetë zhgënjyer, por i kërkoj të më mirëkuptojë dhe të bazohet te qëllimi i mirë. Unë garova në listë të hapur, bëra një fushatë të hapur, në Tiranë nuk u mora fare, ja lashë Shabanit. Ajo që kam nxjerrë unë mësim nga kjo gjë është shumë e thjeshtë, që nuk duhet të kisha besim, duhet të isha bazuar vetëm në pragmatizëm elektoral, Atyre që vazhdimisht më kanë folur iu them që kishin të drejtë. Sondazhet na nxirrnin partia e tretë në vend dhe ne vendosëm të bënim koalicion me një lëvizje që kishte 0, 02 për qind mbështetje”, tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë