Granit Xhaka drejt rikthimit në Premier League
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është pranë një rikthimi të bujshëm në Premier League, por jo tek ish-skuadra e tij Arsenal. Mediat sportive raportojnë se futbollisti i Bayer Leverkusen ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Angli dhe është në bisedime të avancuara me Sunderlandin.
Sunderland, që sezonin e ardhshëm rikthehet në elitën e futbollit anglez, po punon intensivisht në merkato për të ndërtuar një skuadër konkurruese. Klubi ka identifikuar Xhakën si një element me eksperiencë që mund t’i japë stabilitet mesfushës.
Më herët, 31-vjeçari u përfol edhe për një kalim te Milani në Serie A, por palët nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për një transferim të mundshëm.
Nëse marrëveshja me Sunderlandin konkretizohet, Xhaka do të kthehej në kampionatin ku u bë i njohur globalisht me fanellën e Arsenalit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në