Nënshkruhet marrëveshja për financimin e ndërtimit të parkut fotovoltaik në Belsh
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka nënshkruar marrëveshjen për financimin e ndërtimit të parkut fotovoltaik në Belsh.
Balluku prezantoi procedurat, afatet dhe vlerën totale të investimit ndërsa theksoi se ky park do të furnizojë me energji elektrike rreth 50 mijë qytetarë të Shqipërisë.
Kapaciteti vjetor i tij do të jetë 79 GWh, duke kontribuar në reduktimin e 50 mijë tonëve dioksid karboni (CO2).
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit të zonave të reja në rrjetin energjetik.
Mbështetja financiare përfshin një grant prej 9.58 milionë eurosh, që përbën 23% të vlerës së investimit, dhe një hua prej 30 milionë eurosh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Ministrja njoftoi se kompania fituese e tenderit ka afat 6 muaj për të dorëzuar projektin e detajuar, ndërsa ndërtimi i parkut pritet të përfundojë brenda 12 muajve.
“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për ne dhe KESH-in, veçanërisht në periudhën e krizës energjetike,” tha Balluku. Ajo shpjegoi se granti dhe hua u siguruan pas një thirrjeje të BE-së për projekte të energjisë së rinovueshme, e cila rezultoi e suksesshme për Shqipërinë.
Gjithashtu, zëvendëskryeministrja bëri me dije se pronat që nuk përdoren për bujqësi apo prodhim do të vihen në ankande ndërkombëtare për zhvillimin e energjisë së rinovueshme, me bashkitë si partnerë në këtë proces, duke siguruar përfitime për to.
Ky vendim u mor pas kërkesave të sektorit privat për marrjen me qira të pronave, ndërkohë që bashkitë nuk kanë kapacitete për të organizuar ankande të tilla.
LEXONI GJITHASHTU:
Këmbimi valutor 16 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Marrëveshja SHBA-Iran ul ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet globale
Pagesat bankare rriten me 22% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:52 Babai 24-vjeçar vret logopedin në Valencia, dyshonte se ai kishte abuzuar me djalin e tij të mitur
- 16:48 Izraeli rinis sulmet në Liban pavarësisht kërkesës së Iranit për ndalimin e operacioneve ajrore
- 16:42 Forcimi i mbrojtjes ajrore ukrainase, Zelenskyy: Trump ishte pozitiv kur u pyet për raketat
- 16:38 Kontrolle për fuqi të lartë motorike, Policia Kufitare bllokon 8 mjete ujore pas vdekjes së 22-vjeçarit në Ksamil
- 16:34 Rama ndan mesazhin e Unionit të Gazetarëve: Organizata nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, por këto raste denoncuese meritojnë vëmendje! Duhet dënuar gjuha e urrejtjes
- 16:28 A është e mundur një “marrëveshje e madhe” midis SHBA-së dhe Iranit?