Balluku publikon raportin e WEF: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

18 Qershor 2025 | 17:32

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju referuar tre shtyllave, të cilat vlerësohen si më të rëndësishmet sa i takon zhvillimit energjetik. Në kolonën e qëndrueshmërisë, vendi ynë renditet në vend të parë duke lënë pas vende të njohura europiane, si Franca apo Suedia.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson këtë vlerësim si fryt të punës dhe vizionit të Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Rama, në rrugën drejt objektivit për të qenë një pol energjetik rajonal dhe vend eksportues neto i energjisë.

Të tilla vlerësime, shkruan Balluku në postimin e saj, na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në këtë sektor.

Postimi

“Një nga forumet më prestigjioze ekonomike, World Economic Forum, ka shpallur renditjen e shteteve përsa i përket tre komponentëve, që konsiderohen shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit energjetik të vendeve.
World Economic Forum ka shpallur në vend të parë Shqipërinë🇦🇱, në kolonën e qëndrueshmërisë, duke lënë pas vende të zhvilluara në energji prej dekadash, si Suedia, Zvicra apo Franca.

Krenari të shikojmë frytet e punës të skuadrës tonë, të vlerësohen ndërkombëtarisht. Krenar për qeverinë shqiptare dhe vizionin e Kryeministrit Edi Rama , për ta bërë vendin tonë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto.

Vlerësime të tilla na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në një sektor si energjia, ku sfida më e madhe sot është, të kthesh rreziqet gjeopolitike, në oportunitete strategjike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026