Agjentët e BKH në paraburgimin e Durrësit, i komunikojnë zyrtarisht akuzat Veliajt

23 Korrik 2025 | 14:02

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë mbërritur këtë të mërkurë në ambientet e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet i ndaluar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Burime nga burgu konfirmojnë se vizita e agjentëve lidhet me procedurën e komunikimit zyrtar të akuzave ndaj Veliajt ndërsa në takim nuk ishte i pranishëm prokurori i çështjes, Olsi Dado.

Veliaj po hetohet nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

Erion Veliaj i ka mohuar të gjitha akuzat por përpjekjet e tij për të rifituar lirinë kanë rezultuar të pasukseshme.

Ky zhvillim vjen gjashtë muaj pas arrestimit të Veliajt më 10 shkurt, kur ai u prangos në zyrën e tij me urdhër të SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar...
19:25 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026