Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet akuza zyrtare

23 Korrik 2025 | 09:49

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, u paraqit këtë të mërkurë në SPAK së bashku me avokatin e saj mbrojtës Maks Haxhia, ku iu komunikua akuza zyrtare.

Ajo dhe avokati kanë marrë materialet hetimore dhe, pasi të njihen me to, do të vendosin se çfarë qëndrimi do të mbajnë, nëse do të japin deklarime apo do të bëjnë memo.

Pala mbrojtëse ka kërkuar që t’u vihen në dispozicion edhe materialet hetimore, por nga SPAK u është komunikuar se ato do t’u jepen kundrejt pagesës, ofertë kjo që nuk është pranuar nga avokati Maks Haxhia.

Në orën 11:00 pritet që akuza t’i komunikohet edhe bashkëshortit të saj, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej pesë muajsh.

SPAK ka mbyllur hetimet, por ka vendosur si afat përfundimtar për dërgimin e çështjes në gjykatë datën 29 shtator.

Mësohet se Veliaj nuk do të paraqitet personalisht për t’u njohur me akuzen, pasi ka firmosur deklaratë për përfaqësim nga mbrojtësit e tij ligjorë.

Erion Veliaj ndodhet në qeli që nga 10 shkurti, ndërsa Ajola Xoxa është nën masën e detyrimit për paraqitje.

Ata po hetohen nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

Në kuadër të kësaj dosje, SPAK i ka komunikuar akuzën për “fshehje të të ardhurave” edhe biznesmenit Mirton Lika.

Sipas SPAK, në bazë të hetimeve ka dyshime se Lika i ka dhënë një zyrë Ajola Xoxhës me kontratë huaje përdorimi, por Prokuroria e Posaçme dyshon se kjo është veprimtari e paligjshme.

Bëhet fjalë për një zyrë në godinën “Sky Tower” në zonën e Bllokut, ku u ushtruan kontrolle para disa muajsh nga agjentët e BKH-së.

SPAK njofton se Ajola Xoxa në këtë godinë zotëronte disa zyra për disa nga aktivitetet e saj, nga galeria private “Harabel” deri te zyra juridike “Partners Law”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026