Agjentët e BKH në paraburgimin e Durrësit, i komunikojnë zyrtarisht akuzat Veliajt
Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë mbërritur këtë të mërkurë në ambientet e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet i ndaluar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Burime nga burgu konfirmojnë se vizita e agjentëve lidhet me procedurën e komunikimit zyrtar të akuzave ndaj Veliajt ndërsa në takim nuk ishte i pranishëm prokurori i çështjes, Olsi Dado.
Veliaj po hetohet nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.
Erion Veliaj i ka mohuar të gjitha akuzat por përpjekjet e tij për të rifituar lirinë kanë rezultuar të pasukseshme.
Ky zhvillim vjen gjashtë muaj pas arrestimit të Veliajt më 10 shkurt, kur ai u prangos në zyrën e tij me urdhër të SPAK.
Prokurorët e SPAK kanë mbërritur sot në burgun e Durrësit për ti komunikuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt akuzat zyrtare. Veliaj akuzohet për ‘Korrupsion pasiv’, ‘Pastrim parash’, ‘Mosdeklarim ose fshehje pasurie’ dhe ‘Futje të sendeve të palejuara në burg’. pic.twitter.com/O5iGidl9rz
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 23, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)
Po kalonte rrugën, gruaja përplaset nga makina në Elbasan, transportohet drejt spitalit
Pensionet e ulëta lënë vlonjatët pa pushime
- 15:59 Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 15:41 Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
- 15:23 Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 15:20 Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)
- 14:52 Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)
- 14:52 Zgjerohet shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: mbi 2 mijë raste dhe 1 mijë vdekje