I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit, efektivi merret i pandehur nga SPAK

23 Korrik 2025 | 15:32

Një tjetër zhvillim ka ndodhur në hetimet për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. SPAK ka marrë të pandehur edhe një punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili akuzohet se i dha Veliajt një telefon gjatë transportit nga IEVP Durrës drejt Apelit të Posaçëm në Tiranë, ku do të shqyrtohej masa e sigurisë ndaj tij.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka komunikuar zyrtarisht akuzën ndaj efektivit të burgjeve, duke e vlerësuar veprimin e tij si shkelje të rëndë ligjore. Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse ka edhe të tjerë të përfshirë në këtë episod.

Ndërkohë, akuzat janë komunikuar zyrtarisht edhe ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës, me dyshimin për përfshirje në disa vepra penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” (në 9 raste), “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë”.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndaj së cilës është urdhëruar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, akuzohet për përfshirje në të njëjtën çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026