Të akuzuar për shkelje në tendera, GJKKO jep vendimin për 10 të pandehur
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar për një çështje që përfshinte dhjetë të pandehur, të akuzuar kryesisht për shkelje të barazisë në tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh.
Në përfundim të procesit gjyqësor të zhvilluar me rregullat e gjykimit të zakonshëm, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj shpalli fajtorë katër të pandehur, ndërsa gjashtë të tjerë u shpallën të pafajshëm.
Ndër personat e dënuar ishte ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato, e cila u gjet fajtore për veprën penale “Shkelja e barazisë në tendera”. Ajo u dënua me 6 muaj burgim, por dënimi u pezullua dhe iu konvertua në 60 orë punë në shërbim të komunitetit, që duhet të përmbushet brenda një periudhe 6-mujore, nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës.
Të njëjtin dënim me burgim të pezulluar dhe punë në interes publik e morën edhe tre të pandehur të tjerë: E.G, E.S dhe S.P.
Ndërkaq, gjashtë të akuzuarit e tjerë u shpallën të pafajshëm për akuzat që rëndonin mbi ta, përfshirë edhe veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”.
Më herët, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin me 1 vit burg për Sonila Qaton, duke argumentuar se ajo, në bashkëpunim me vartësit e saj, kishte favorizuar një kompani në tenderin për ndërtimin e tunelit të Skërficës në segmentin rrugor Kardhiq–Delvinë.
Vendimi i gjykatës mund të apelohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryeministri Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së në mbledhje të zgjeruar, agjenda e plotë
Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
- 08:32 Trump zbulon avionin e Katarit 747 që do të shërbejë si avion i ri presidencial
- 08:28 Armëpushimi në Liban “ringjall” bisedimet SHBA-Iran, Witkoff dhe Araqchi drejt Zvicrës
- 08:20 Përplasje fatale mes dy trenave në Bedford të Anglisë, humb jetën një makinist. Plagosen 89 persona të tjerë
- 08:13 Brazili “shkatërron” Haitin dhe merr fitoren e parë në Botëror, kombëtarja e Karaibeve eliminohet
- 08:09 Kupa e Botës 2026, Paraguai mposht Turqinë 1-0 dhe merr tre pikë të rëndësishme
- 08:04 Kryeministri Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së në mbledhje të zgjeruar, agjenda e plotë