Aksident i rëndë në Gjirokastër: Ambulanca përplaset me një automjet, tre të lënduar

24 Korrik 2025 | 10:51

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, në vendin e njohur si kthesa e Kardhiqit.

Ngjarja ka ndodhur kur një mjet ambulancë që po transportonte një pacient nga Tepelena drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës është përplasur me një automjet të vogël që udhëtonte në drejtim të kundërt. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar tre persona, pacienti që ndodhej në ambulancë dhe dy persona të tjerë që ishin në automjetin tjetër.

Burime konfirmojnë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të saktë të përplasjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026