Arrestohen dy të rinj në Shkodër, shfrytëzonin dy të mitura për prostitucion

24 Korrik 2025 | 12:56

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë dy persona, S.C., 19 vjeç, dhe A.K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, “nga hetimet e kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, dyshohet se këta shtetas shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy shtetase të mitura, 16 vjeçe dhe 14 vjeçe”.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A.K. iu gjet dhe iu sekuestrua “një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis”, e cila u përdor si provë materiale në hetime.

Policia njofton se “vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale:

“Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026