Krim në familje në Fier/ Vajza mbyt me tel babain, tenton të fshehë ngjarjen
Policia e Fierit ka zbardhur një ngjarje të rëndë kriminale në familje, e cila fillimisht u kallëzua si aksidentale nga vetë autorja.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut 2025, në fshatin Frashër. Rreth orës 23:00, Emanilda Rama 26 vjeçe, njoftoi Policinë se babai i saj, shtetasi Anesti Rama, 56 vjeç, kishte ndërruar jetë aksidentalisht në banesën e tyre. Por gjatë deponimeve të para dhe veprimeve të menjëhershme hetimore, oficerët e Policisë konstatuan mospërputhje në versionin e dhënë dhe dyshime të forta për një vrasje të mundshme.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se 26-vjeçarja kishte vrarë babain e saj, për motive ende nën hetim, duke e mbytur me një tel. Pas krimit, dyshohet se ajo ka bashkëpunuar me nënën e saj, shtetasen V. R., 53 vjeçe, për të pastruar trupin dhe për të inskenuar ngjarjen si një aksident.
Në përfundim të veprimeve të deritanishme hetimore,Emanilda Rama është arrestuar për veprën penale të vrasjes, ndërsa e ëma është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku po merret në pyetje për rolin e saj në ngjarje dhe për përpjekjen për të penguar zbardhjen e saj.
Hetimet janë në vijim, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për të dokumentuar plotësisht me prova ligjore të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë penale të përfshira në këtë rast tronditës.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera