Zjarret në fshatrat e Delvinës nën kontroll, problem mbetet aksi rrugor në Kardhiq
24 Korrik 2025 |
20:52
Zjarri që përfshiu fshatrat Kalasë, Tatzat dhe Senicë në Njësinë Administrative Vergo, Bashkia Delvinë, është vënë pjesërisht nën kontroll, duke shmangur rrezikun për banesat.
Sipas njoftimeve zyrtare, vatra të shkëputura vijojnë të jenë aktive përreth fshatrave, ndërsa një vatër më e madhe është duke u përhapur drejt majës së malit në të majtë të rrugës Delvinë–Kardhiq.
Dy helikopterët Cougar, të angazhuar në operacionin ajror për shuarjen e flakëve, janë tërhequr pas realizimit të hedhjes së dytë me ujë në zonat më problematike.
Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit vijon ende me forcat në terren, ndërkohë që tymi i dendur ka krijuar vështirësi në qarkullim në aksin rrugor Delvinë–Kardhiq.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë