I mori një shtetasi 100 000 euro nëpërmjet mashtrimit, arrestohet 27-vjeçari

25 Korrik 2025 | 12:09

2 shtetas të shpallur në kërkim për llogari të Policisë së Tiranës dhe Elbasanit, u arrestuan nga efektivët e  Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Në kuadër të operacionit të koduar “Totali”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. O., 42 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Xhamlliku”, pasi akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin.

Gjithashtu u arrestua shtetasi S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, shtetasit F. Rr.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026