Dhunohet kamarieri nga Vlora, flet për Euronews Albania mësuesja e tij
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vlorë, ku një kamarier u dhunua teksa punonte si kamarier nga një efektiv policie, ka folur për Euronews Albania edhe mësuesja e tij, Valentina Veshja.
Ajo tregon për Aronin, nxënësin e saj, i cili ishte punësuar gjatë verës për të fituar disa të ardhura vetjake, si shumë maturantë të tjerë.
“Do ta gjeja kohën për një fëmijë si Aroni. Unë jam në dijeni të punësimit të nxënësve sepse është kënaqësi ata punojnë me dëshirë, sidomos tani që viti tjetër është vit mature dhe duan të mos varen financiarisht nga familja. E dija që punonte në atë restorant dhe kur e pashë Aronin të dhunuar, u ndjeva thellësisht e indinjuar.
Ai është një fëmijë i mrekullueshëm, dhe si mësuese mund të them me plot gojën, Aroni është senator i klasës. Do të doja të flisja gjatë për të, sepse është një shembull për t’u admiruar.
Kur kemi fatin të kemi fëmijë të kësaj kategorie, nuk mund të lejojmë të vuajnë në këtë formë. Nuk është mirë çfarë po ndodh shkollat po mbyllen, maturantët duan të largohen nga vendi, dhe është një keqardhje e madhe për të gjithë ne.
Duhet t’i japim mbështetje të madhe Aronit por jo vetëm atij, po të gjithë “Aronëve” që përpiqen, punojnë dhe përballen me vështirësi në heshtje.”-ka thënë mësuesja e tij.
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës