Napoli kërkon falje, sulmuesi shqiptar në qendër të vëmendjes

27 Korrik 2025 | 21:05

Një episod i pakëndshëm ka shoqëruar miqësoren mes Napolit dhe Katanzaros, e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për skuadrën napolitane. Pavarësisht fitores, pas ndeshjes gjithë vëmendja u përqendrua te dëmtimi i rëndë i futbollistit të Katanzaros, Mauro Pompeti.

Mesfushori italian u detyrua të largohej nga fusha me barrelë në minutën e 60-të, pas një përplasjeje të fortë me Luis Hasën, sulmuesin shqiptar të aktivizuar nga Napoli në pjesën e dytë. Raportimet paraprake flasin për një krisje në kockën e këmbës, çka mund ta mbajë futbollistin jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Sipas mediave italiane, Pompeti dhe Hasa kishin pasur disa ndërhyrje të ashpra mes tyre në minutat e para të pjesës së dytë, por ndërhyrja e fundit e Hasës rezultoi më e rëndë dhe solli dëmtimin e lojtarit të Katanzaros.

Kritikat ndaj Hasës në rrjetet sociale detyruan klubin e Napolit të reagojë zyrtarisht. Në një postim të publikuar në kanalet e tyre zyrtare, klubi napolitan shprehu keqardhjen për incidentin:

“Luis Hasa dhe i gjithë klubi i Napolit ndjejnë keqardhje për dëmtimin që i ndodhi futbollistit të Katanzaros, Marko Pompeti, gjatë miqësores së djeshme. Një përqafim i përzemërt për Markon dhe urimet më të sinqerta për një shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën e Napolit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026